Aktualitet

Kaluan më shumë se 200 qytetarë në shkelje të ligjit nga Rinasi, Gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurisë për policët

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të jashtëligjshme jashtë vendit, më shumë se 200 persona

E.K
Kaluan më shumë se 200 qytetarë në shkelje të ligjit
AMP ne Rinas

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e Rinasit, Briken Tereziu dhe pronarin e agjencisë turistike, Eneo Sulejmanaj, të akuzuar si të përfshirë në një skemë ku lejonin kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt BE.

Gjithashtu janë në fuqi masat e sigurisë “arrest shtëpie” për 3 prej efektivëve të aeroportit të Rinasit dhe masën “detyrim paraqitje” për 4 të tjerë.

“Arrest me burg”:

Briken Tereziu, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”

Eneo Sulejamanaj për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

“Arrest në shtëpi”

Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Ermal Mesi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

Inspektor Aris Drini, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”,

“Detyrimi për t’u paraqitur”

Inspektor Ylli Prençi, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Rei Shenjtolli, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Inspektor Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të jashtëligjshme jashtë vendit, më shumë se 200 persona./ZËRI 

Poll

MOS HUMB