
TIRANË- Policia e Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një Tik-Tokeri nga Puka të njohur me nofkën “Fire”. Xhemal Uka nga Puka akuzohet për “Shtyrje në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Raportohet se ai ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe shpesh bën dhurata brenda aplikacionit sa herë fiton. Ndërkohë në rastet kur ai humbet “betejat” në Tik-Tok, ai detyron kundërshtarët të zhvishen. Në dy raste ai ju ka kërkuar vajzave të tregojnë pjesët intime gjatë një “dueli” LIVE.
Njoftimi i policisë së Pejës:
Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, është duke zhvilluar hetime intensive për kapjen e personit të dyshuar për veprën penale “Shtytja në kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. Nga rrjetet sociale është siguruar fotografi e personit të dyshuar mirëpo deri më tani nuk është bërë identifikimi i tij”.
Kërkuojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]
Thirrja e Policisë vjen pas ngjarjes së ndodhur ditën e sotme. Ngjarja ndodhi në rrjetin social Tik-Tok pas një "loje" mes dy personazhëve të njohur të rrjetit social, njëri prej tyre Xhemal Uka, dhe një shqiptari të Kosovës, i njohur si 'Valmir Bossi' ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Pikërisht ky i fundit, pasi humbi lojën ka afruar pranë kamerës një fëmijë të mitur dhe e ka detyruar që të tregojë organin gjenital. Më pas, me forcë i puth organin me kërkesë të Ukës, si dënim për sfidën e humbur. E gjithë kjo skenë rrëqethëser ka ndodhur para kamerës./ZËRI