Bota

Zhveshi të miturin dhe i puthi organin gjenital! Arrestohet ‘Valmir Bossi’ i Tik Tok

Më pas, me forcë i puth organin me kërkesë të Ukës, si dënim për sfidën e humbur.

f.t
Zhveshi të miturin dhe i puthi organin gjenital! Arrestohet ‘Valmir
personazhi 'Valmir Bossi'

TIRANË-I riu i njohur si ‘Valmir bossi’ në rrjetin social TikTok ёshtё arrestuar nёn dyshimin pёr abuzim seksual. Në media u publikuan pamjet e këtij rasti të tmerrshëm, ku viktimë është një i mitur. Shqiptari i Kosovës tashmë në pranga së bashku me Xhemal Ukën në përfundim të lojës në rrjetin social detyroi një të mitur të tregojë organin gjenital. 

“Pasi qё kemi vërejtur nё rrejtet sociale qarkullimin e njё video incizimit te abuzimit seksual, Stacioni Policor Klinë menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme, dhe sot ne orët e mengjesit, kanё identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njejti pas intervistimit nga hetuesit me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё“-njoftoi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Driton Rugova.

Ngjarja ndodhi në rrjetin social Tik-Tok pas një "loje" mes dy personazhëve të njohur të rrjetit social, njëri prej tyre Xhemal Uka, dhe një shqiptari të Kosovës, i njohur si 'Valmir Bossi' ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Pikërisht ky i fundit, pasi humbi lojën ka afruar pranë kamerës një fëmijë të mitur dhe e ka detyruar që të tregojë organin gjenital. Më pas, me forcë i puth organin me kërkesë të Ukës, si dënim për sfidën e humbur. E gjithë kjo skenë rrëqethëser ka ndodhur para kamerës./ZËRI

Poll

MOS HUMB