Aktualitet

Hetimet për Monika Kryemadhin/ Gazetari: BKH mësyn në shtëpinë e Olti Currit! I morën telefonin

Sipas gazetarit, agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale

E.K
Hetimet për Monika Kryemadhin/ Gazetari: BKH mësyn në
Olti Curri dhe Bledi Mane

TIRANË- Gazetari Bledi Mane ka deklaruar këtë të martë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në banesën e gazetarit Olti Curri, në kompleksin rezidencial "Kodra e Diellit". Në një postim në rrjetet sociale, Mane shkruan se banesa ku banon Olti Curri, kushton rreth 320 mijë euro dhe më parë ka qenë në pronësi të nënë së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Mane shkruan se kërkimet e SPAK, vijnë në një kohë hetimesh pasurore për familjen Kryemadhi, ndërsa shton se Curri, njihet si mik me deputeten e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi. Sipas gazetarit, agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale

POSTIMI I MANES:

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve me urdhër të Spak-ut, kanë mësyrë për një kontroll të befasishëm në shtëpinë e blogerit në lagjen Kodra e Diellit në kryeqytet. Kjo banesë ekskluzive dikur në pronësi të vjehrrës së Ilir Metës ka pak kohë që ka kaluar në emrin e Olti Currit. Agjentët kanë sekuestruar një kompjuter, një telefon dhe disa sende të tjera personale. Olti Curri pretendon se këtë shtëpi që kushton 320 mijë euro e ka blerë me kursimet e parave që ka fituar nga shkruajtja e teksteve të këngëve nëpër festivale të ndryshme. Informohemi se Curri është një nga 10 miqtë e afërt të Monika Kryemadhit të cilët prokuroria speciale i ka vënë nën përgjim e nën hetim.

SPAK po proceson dy hetime mbi çiftin Meta të bashkuara me një fraksion. Procedimi i parë lidhet me një kallëzim që është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga avokati Idajet Beqiri, ku akuzon çiftin Meta për akuzën e Korrupsionit, Pastrimit të parave dhe fshehjes të të ardhurave. Në këtë denoncim përmenden ndërhyrjet estetike që Meta dhe Kryemadhi kanë bërë jashtë vendit, dhe sipas Beqirit nuk kanë deklaruar. Hetimi i dytë lidhet me episodin e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohur ndryshe si lobimi 700 mijë dollarësh. Në kallëzim thuhet se partia që drejtohej nga Ilir Meta, pagoi mijëra dollar për të lobuar për një fotografi me Donald Trump. Mes letërporosive të përcjella, SPAK po pret ende përgjigje nga Qipro dhe nga San Marino./ZËRI

Poll

MOS HUMB