Aktualitet

Jelek antiplumb, pistoleta dhe drogë…/ E reja tha se u dhunua, çfarë gjeti Policia në Astir

E reja u shpreh se ishte ishte dhunuar dhe mbyllur në një apartament nga disa persona.

k.m.
Jelek antiplumb, pistoleta dhe drogë…/ E reja tha se u dhunua,
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja që alarmoi sot Tiranën, ku një 20-vjeçari lajmëroi Policinë e Shtetit. E reja u shpreh se ishte ishte dhunuar dhe mbyllur në një apartament nga disa persona.

Pasi e reja është nxjerrë nga banesa, Policia gjeti në apartament një jelek antiplumb; 2 armë zjarri; alkool dhe shenja që linin të kuptohej se është konsumuar edhe lëndë narkotike.

E reja ka qenë në prani të disa personave të tjerë, të cilët më pas janë larguar pasi ajo ka telefonuar Policinë, ndërsa dëshmia e saj ende nuk është zbardhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Por, po sipas Policisë, nga pamja e parë, e reja nuk ka pasur shenja dhune në trup ndryshe nga sa ka pretenduar kur telefonoi efektivët./ZËRI

Poll

MOS HUMB