TIRANË- Gazetarja Rezarta Caushaj ka reaguar lidhur me përplasjen mes ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe gazetares Klodiana Lala jashtë ambjenteve të GJKKO-së. Hyseni duke mos komentuar akuzat ndaj saj, deklaroi se gazetarja Lala është takuar me agjentë serbë në dhomat e hotel Rogner.
Caushaj në një reagim në rrjete sociale shprehet se nëse akuzat janë të vërteta, Hyseni përdori informacion të klasifikuar si 'armë' mbrojtje. Gazetarja duke iu referuar Vlora Hysenit shprehet se: 'Kjo grua duhet bërë shembull'.
Reagimi i Rezarta Caushajt:
VLORA HYSENI DUHET BËRË SHEMBULL!
Nuk kam parë diversion dhe sugjestionim më të ndyrë se ai që ish-kreu i SHISH-it bëri ndaj gazetares Klodiana Lala, duke e akuzuar si agjente serbe.
Gjithashtu, të bëjmë sikur e marrim seriozisht, përse nuk paska vepruar institucioni ndaj gazetares në bazë të këtij informacioni.
Gjithashtu, të bëjmë prapë sikur ta marrim seriozisht, Hyseni sapo përdori informacion të klasifikuar si armë mbrojtje.
Shumë e rëndë e flagrante!
Në të vërtetë, me këtë kokë të Inteligjencës Shqiptare që i kanë bërë dhuratë, Serbia i ka nisur agjentët me pushime rrezik.
PS: Më lejoni të lë mënjanë çdo etikë për një moment dhe të jap përshtypjet e mia pa filtër mbi Vlora Hysenin:
Një shushkë, të cilën edhe Gysi e bën me turp dhe e nxjerr diletante për nga niveli i diskrecionit në komunikim.
Kjo grua duhet bërë shembull!!
Nuk mund të lejojmë që asnjë institucion, SHISH-i aq më pak, të drejtohet nga lloj-soj matrapazlleshe.