Aktualitet

Ishte dita e parë e punës, 25-vjeçari shqiptar tërhiqet zvarrë nga eskavatori në Greqi

Dyshohet se i riu është përplasur nga një ekskavator. Për 25-vjeçarin shqiptar kjo ishte dita e parë e punës në kantier dhe fatkeqësisht e fundit. Rrethanat e ngjarjes së rëndë po hetohen ndërsa Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve.

E.K
Ishte dita e parë e punës, 25-vjeçari shqiptar tërhiqet
Foto ilustruese

GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur tragjikisht jetën gjatë punës në një kantier ndërtimi në Greqi. Siç raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur në kantierin ku po kryhen punime për rrjetin e kanalizimeve në Agrinio.

Dyshohet se i riu është përplasur nga një ekskavator. Për 25-vjeçarin shqiptar kjo ishte dita e parë e punës në kantier dhe fatkeqësisht e fundit. Rrethanat e ngjarjes së rëndë po hetohen ndërsa Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve.

Ndihma e shpejtë ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes por shpëtimi i të riut ka qenë i pamundur për shkak të plagëve të marra./Zëri

Poll

MOS HUMB