Aktualitet

Ish-ushtari i UÇK-së vritet në Francë teksa flinte

Të shtënat me armë në Dijon të Francës ia morën jetën e 55-vjeçarit nga Kosova, i cili ishte duke fjetur në banesën e tij, teksa jashtë po zhvillohej një konflikt mes dy bandave rivale.

k.m.
Ish-ushtari i UÇK-së vritet në Francë teksa flinte
Dritarja e banesës

FRANCË- Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vritet në Francë nga anëtarët e dy bandave që ishin duke u përplasur me njëri-tjetrin. Të shtënat me armë në Dijon të Francës ia morën jetën e 55-vjeçarit nga Kosova, i cili ishte duke fjetur në banesën e tij, teksa jashtë po zhvillohej një konflikt mes dy bandave rivale. Dinamikën e ka zbuluar familja e viktimës, i identifikuar si Veli Sadiku nga fshati Rashan i Mitrovicës.

Sadiku, sipas Le Figaro, ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Babai im dhe unë, me nënën time, u zgjuam nga një sërë të shtëna me armë, por më pas pushtuan. Pastaj filluami përsëri dhe kur shkuam të shihnim babanë tim që flinte në shtratin e tij, ai kishte vdekur,"- i tha AFP-së në vend vajza e tij, 23 vjeçe, e cila dëshironte të mbetej anonime. Ajo ka saktësuar se në banesën ka qenë edhe vëllai i saj, 24-vjeçar.

Djali i viktimës tha nga ana e tij se babai i tij kishte pësuar një atak në zemër në të kaluarën sepse ishte i inatosur për shkak të njerëzve që e rrethonin.

Luftërat territoriale mes trafikantëve po shkaktojnë gjithnjë e më shumë viktima, për shkak të përdorimit të armëve. Në Bouches-du-Rhône, këto konflikte kanë vrarë më shumë se 40 persona këtë vit, duke përfshirë tre viktima "kolaterale". Një prej tyre edhe shqiptari./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB