
TIRANË- Dita e Flamurit bën bashkë shqiptarët në mbarë botën. Në Boston, shqiptarët e kanë nisur festën disa ditë më parë, por sërish janë bërë bashkë për të kujtuar Ditën e Flamurit. Me flamurin kuqezi në krahë dhe më plis në kokë, janë mbledhur për të festuar me këngë e vallë.
Pamjet e siguruara nga LSA, tregojnë dhjetëra shqiptarë, mes tyre të rinj, të moshuar por dhe fëmijë që janë bërë bashkë. Por festa pritet që të shpërndahet me shqiptarët kudo në botë.
Në Shqipëri, më 28 Nëntor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të vishet kuq e zi si asnjëherë më parë. Pritet që të bëhen bashkë të gjitha trojet shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë do të jenë në Tiranë për të festuar së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë./Zëri.ai