Aktualitet

Atje fshihej edhe Dritan Rexhepi! Si u kthye Turqia në 'strehën' e kapove të drogës

Në katër muajt e fundit, rrjetet ndërkombëtare të drogës që operojnë në Turqi dhe qindra të dyshuar, përfshirë drejtues të huaj të kërkuar me njoftim të kuq, janë arrestuar.

k.m.
Atje fshihej edhe Dritan Rexhepi! Si u kthye Turqia në
Foto ilustruese

TURQI- Një tjetër trafikant ndërkombëtar droge u kap në Turqi. Christijan Paliç, një nga menaxherët ballkanik të kartelit ndërkombëtar të drogës, u kap në Stamboll nga Interpoli. Paliç drejtonte trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në bashkëpunim me kartelet që vepronin në Evropë. Ai kishte lidhur marrëdhënie me organizata kriminale në Amerikën e Jugut dhe luajti një rol të rëndësishëm në pastrimin e të ardhurave nga krimi. Por nuk është i vetmi që ka përfunduar në prangat e Policisë turke dhe partnerëve ndërkombëtare.

10 të shumëkërkuarit e kapur në Stamboll:

Christijan Paliç u bë bosi i dhjetë i drogës i kapur në Stamboll. 

* Omre Oda, kreu i një organizate kriminale, i cili kërkohej nga Interpoli me njoftim të kuq, u kap në shtëpinë ku fshihej në Şişli më 16 mars 2022.

* Krerët e bandës malazeze të Kavaçit, Radoje Zhivkoviç dhe Zdravko Perunoviç u kapën në Stamboll më 16 shtator 2022.

* Milan Vujotiç, me nofkën “Amico”, një nga drejtuesit e Kavacit, i kërkuar nga Interpoli me njoftim të kuq, "u paketua" në Stamboll më 29 shtator 2022.

* Zeljko Bojaniç me origjinë serbe, me nofkën "Boris", i cili është ndër 45 kriminelët më të kërkuar në Evropë, u kap në shtëpinë ku fshihej në Sarıyer më 6 nëntor 2022.

* Isaac Bignan, me nofkën "Black Mamba", krahu i djathtë i bosit holandez të drogës Joseph Johannes Leijdekkers, i cili kërkohej me një njoftim të kuq, u kap në Stamboll më 17 shtator të kaluar.

* Hakan Ayık, me nofkën “Shefi”, kreu i bandës së motoçikletave Comanchero, i cili kërkohej nga Interpoli me një njoftim të kuq me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, u paketua në Stamboll më 2 nëntor.

* Dritan Rexhepi, me nofkën “Albanian Chapo”, kreu i kartelit “Kompanio Bello”, u kap në Stamboll më 10 nëntor.

* Më 18 nëntor, kroati Nenad Petrak, udhëheqësi i kartelit më të madh të drogës në Evropë, ishte baroni i kapur në Stamboll.

Në katër muajt e fundit, rrjetet ndërkombëtare të drogës që operojnë në Turqi dhe qindra të dyshuar, përfshirë drejtues të huaj të kërkuar me njoftim të kuq, janë arrestuar. Mesa duket Turqia është bërë qendra e rrjetit ndërkombëtar të drogës, ndaj dhe operacionet kundër drogës dhe organizatave kriminale janë shtuar që nga muaji maj.

Në deklaratat e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga shtatori deri më 21 nëntor, thuhej se janë kapur 2 mijë e 242 persona dhe janë konfiskuar tonelata drogë. Ajo që tërhoqi vëmendjen në nëntor ishte kapja e drejtuesve të bandave ndërkombëtare të drogës dhe zbulimi i rrjeteve që shtriheshin nga Amerika e Jugut në Evropë në Turqi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB