
ERSEKË- Një 60-vjeçar nga Erseka ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme. 60-vjeçari, i identifikuar me inicialet N.ZH., është zhdukur që prej ditës së djeshme, pasi telefonoi familjarët e tij nga Greqia për t'u thënë se do të kthehej në vendlindjen e tij, në Ersekë.
Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit. Kështu, familjarët e tij kanë tentuar që ta kontaktojnë në telefon por nuk kanë mundur që të lidhen me të, si pasojë kanë bërë kallëzimin në Policinë e Shtetit. Ende nuk dihet nëse ka ndodhur gjë me të teksa udhëtonte në mal, apo është kthyer pas në shtetin grek.
Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por nuk ka pasur asnjë shenjë të tij. Në alarm për zhdukjen e tij është vendosur edhe Policia greke, e cila gjithashtu është në kërkim të 60-vjeçarit./Zëri.ai