
TIRANË- Pasi u mbajt për disa orë në ambientet e drejtorisë së Policisëë së Tiranës, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është dërguar drejt bllokut të sigurisë në rrugën Mine Peza, ku do të mbahet në paraburgim, ndërsa brenda 48 orëve pritet që të dalë para Gjykatës ku do të njihet dhe me masën e sigurisë.
Nga ana tjetër agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë duke ushtruar aktualisht kontrolle në banesa dhe në zyra, të 7 personave, për të cilët SPAK ka kërkuar masë sigurie. Prokuroria e Posaçme dha masën e arrestit me burg ndaj: Ilir Beqajt, Ermal Kurtulajt, Alfred Nikollas; arresti shtëpie Gazment Haxhisë dhe Elton Marinit; si dhe detyrim paraqitje ndaj Bledar Lekës dhe Bjona Zijajt.
Së bashku me një prej të besuarve të tij, Ermal Kurtulajn, Beqaj dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbimet e pakryera të lëshuara nga bizneset e ndryshme në Tiranë. Ermal Kurtulaj ka qenë në qendër të kësaj skeme, i cili rezulton se ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencisë SASPAC, Ilir Beqajn, i cili e ka punësuar dhe si drejtues të projektit Eusair.
MASAT E SIGURISË
Arrest në burg
Ilir Beqaj
Ermal Kurtulaj
Alfred Nikollaj
Arrest në shtëpi
Gazmend Haxhia
Elton Marini
Detyrim paraqitje
Bledar Leka
Bjona Zijaj
/ZËRI