Aktualitet

I zuri pritë ish-gruas që sapo ishte kthyer nga Italia, rrëfehet 53-vjeçari: Më ka marrë të gjitha pronat (Versioni i familjarëve)

Ndryshe nga sa pretendon 53-vjeçari, familjarët e ish-çiftit shprehen se Arianit Berati nuk e kishte pranuar dot ndarjen dhe kërkonte rikthimin me 48-vjeçaren

E.K
I zuri pritë ish-gruas që sapo ishte kthyer nga Italia, rrëfehet
Momenti i arrestimit

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku një 53-vjeçar plagosi me thikë ish-bashkëshorten e tij, të cilën i kishte zënë pritë në hyrje të banesës. Mësohet se çifti ishte ndarë prej 4 vitesh, ndërsa ishin prindër të dy fëmijëve të rritur, një vajze që jetonte me të ëmën në Itali, dhe të një djali që jetonte në Sarandë.

Ish- bashkëshortja e 53-vjeçarit ishte kthyer para disa ditësh nga Italia për pushime, por u përball me sulmin e Arianit Beratit, i cili duket se ende dhe sot e kësaj dite nuk e kishte pranuar ndarjen. Gjatë marrjes ne pyetje 53-vjeçari ka thënë se ish-bashkëshortja i kishte marrë të gjitha pronat dhe kjo ishte arsye e debatit. Edhe pse familjarët gjykojnë se 53-vjeçari ishte ende i dashuruar me gruan e tij dhe kërkonte kthimin e saj.

Si ndodhi ngjarja

48-vjeçarja u plagos nga ish-burri i saj, 53-vjeçari Arianit Berati, tashmë i arrestuar. Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit. 48-vjeçarja është në spital me tre plagë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Autori e kishte pritur ish-bashkëshorten e tij tek dera, ku më pas e ka qëlluar me thikë. Më pas mjetin prerës e kishte hedhur në një kopsht pranë banesës, për t’u arrestuar disa minuta pas ngjarjes nga ana e policisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB