Aktualitet

'Lufta' për linjën e Korfuzit! Konkurrenca vrau 52-vjeçarin me eksploziv, si u 'shmang' tragjedia në Sarandë

Në qershor, pak më shumë se një muaj më vomë, Nelaj u raportua i vdekur nga një shpërthim në det. Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale dhe se shkak mund të ishte bërë shpërthimi i bombulës së oksigjenit.

k.m.
'Lufta' për linjën e Korfuzit! Konkurrenca vrau
Erdion Muho

SARANDË- Plani që kishin thurur të dy së bashku, i mori jetën 52-vjeçarit Armandi Nelajt dhe 'dërgoi' në pranga mikun e të ndjerit, Erdion Muho. Konkurrenca për linjën e Korfuzit në portin e Sarandës, duket se ishte kthyer në një përplasje mes biznesmenëve. Ishte paraditja e 5 majit 2024, ku në portin e Sarandës u dogj trageti i linjës drejt Korfuzit. Ngjarja u mbyll pa autorë dhe pa shkak! Por nuk vonoi shumë që të vinte edhe kundërpërgjigjia. 

Në qershor, pak më shumë se një muaj më vomë, Nelaj u raportua i vdekur nga një shpërthim në det. Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale dhe se shkak mund të ishte bërë shpërthimi i bombulës së oksigjenit. Madje u dyshua edhe për një atentat, pasi viktima ishte një biznesmen i njohur në zonën e Sarandës. Megjithatë e vërteta ishte ndryshe!

'Lufta' për linjën e Korfuzit! Konkurrenca vrau
Erdion Muho

Një muaj më vonë, nga hetimet rezultoi se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe vdekja e Nelaj ka ndodhur për shkak të një lënde plasesë që ai kishte planfikuar të vendoste në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz, "Finikas Lines", në pronësi të Andrea Qirjakos. Ishte ky i fundit, ai që dyshohet se i vuri flakën anijës së tij në fillim të muajit maj. Ndaj edhe për hakmarrje Nelaj, kishte vendosur që t'i hidhte triol, i cili i mori edhe jetën.

Pas zbardhjes së ngjarjes, Policia ka vendosur në pranga 35-vjeçarin Erdion Muho, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbuluar edhe lidhjen e tij me ngjarjen. Kjo pasi edhe Erdion Muho është pronar i një linje të transportit detar në qytetin e Sarandës. Ndaj edhe dëshmia e tij lidhur me planin që bëri me shokun do të zbulojë më shumë detaje lidhur me arsyet se përse do të vendosnin tritolin në anije.

Ngjarja, edhe pse me një viktimë, fatmirësisht u shmang, pasi të lënduarit mund të ishin më shumë.../ZËRI

Poll

MOS HUMB