
TIRANË- Është mësuar gjëndja shëndetësore e dy kalimtarëve, të cilët u plagosën si pasojë e rrëzimit të skelës së një pallati në ndërtim në zonën e ish-parkut të autobusave. Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ku 70-vjeçari Hysen Lavdari ndodhte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë raportohet se 45-vjeçarja Imelda Shkëmbi është në gjendje shëndetësore stabël.
“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njoftoi Spitali i Traumës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Parkut të Autobuseve në Tiranë. Hysen Lavdari dhe Imelda Shkëmbi, të cilët ishin duke kaluar rrugën mbetën të plagosur./ZËRI