
TIRANË- Avokatët e rusit Igor Kokunov, që u kap nje vit më parë në Pikën kufitare të Muriqanit i kanë kërkuar ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja që 60-vjeçari të mos ekstradohet drejt Rusisë.
Kokunov u arrestua rreth një vit më parë dhe momentalisht po mbahet në paraburgim, ai akuzohet për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë lejoi ekstradimin ndërsa tashmë vendimi i mbetet në dorë ministrit të drejtësisë.
Gjykata e Lartë në shkurt rrëzoi kërkesën e Kokunov për mosekstradimin e tij. Ai ju drejtua me rekurs kësaj gjykate duke kërkuar pushim të çështjes me pretendimin se Rusia nuk e ka dërguar kërkesën brenda afateve ligjore. Ndërsa Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për rusin./ ZËRI