
VLORË- Jurgen Veshi, 24 vjeç humbi jetën një ditë më parë teksa punonte në një gurore në Selenicë të Vlorës, ndërkohë këtë të mërkurë bëhet me dije se gurorja ku punonte i riu ishte pa leje dhe pa kushte pune. Faktin që kompania punonte pa leje e pranon dhe përgjegjësja e Inspektoratit të Punës në Vlorë, Marsela Selmanaj, e cila shprehet se subjekti ku ndodhi ngjarja e rëndë nuk ishte kontrolluar asnjëherë, por fajin e gjen tek mungesa e inspektorëve. Po ashtu ajo pranon se në Vlorë ka me dhjetëra biznese ku nuk është ushtruar kontroll.
Marsela Selmanaj: Ky subjekt nuk ka bërë bërë kërkesë në e-albania për leje pune para vendosjes në punë të kantierit. Ka nisur punimet ka vënë në dijeni. Janë veprimtari me rrezikshmëri të lartë. Lihen detyra, por numri i ulët i inspektorëve. Vlora ka 3 inspektorë ka gjithsej. Numri i subjekteve është i lartë, ka 5 mijë 6 miëj subjekete, dhe një inspektor ka 12 subjekte ne plan pune, pra 36 subjekte mund te kontrollojne gjithsej. Problematikat janë kudo janë në ndërtim, tregti prodhim.
Jurgen Veshi humbi jetën një ditë më parë teksa punonte në gurore, ai u zu poshtë nga një masiv gurësh. Pas ngjarjes Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin teknik të kompanisë, Erald Breganaku. Ai akzuohet për mos zbatim të rregullave të mbrojtjes në punë./ZËRI