Aktualitet

DOKUMENTI/ Prokuroria nis hetimin e thelluar ndaj Irena Gjokës! Kërkohen në Greqi letrat e dëbimit

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se hetimi i thelluar ndaj gjyqtares së Posaçme ka nisur më 8 maj dhe përfshin edhe dërgimin e kërkesës së dokumentave përkatëse në vendet e BE, në SHBA, Kanada dhe Australi.

E.K
DOKUMENTI/ Prokuroria nis hetimin e thelluar ndaj Irena Gjokës!
Irena Gjoka

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar këtë të mërkurë se ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Irena Gjoka ka nisur një gjykim i thelluar sa i përket akuzave të mediave greke, të cilat shkruajnë se magjistratja është dëbuar nga shteti helen. Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se hetimi i thelluar ndaj gjyqtares së Posaçme ka nisur më 8 maj dhe përfshin edhe dërgimin e kërkesës së dokumentave përkatëse në vendet e BE, në SHBA, Kanada dhe Australi. Në përgjigjen për “Lapsi-n”, Drejtori i Koordinimit Institucional, Kostaq Beluri pranon nisjen e hetimit të thelluar dhe kërkesat që PP ka nisur drejt shtetit helen dhe jo vetëm.

DOKUMENTI/ Prokuroria nis hetimin e thelluar ndaj Irena Gjokës!
Dokumenti

Mediat greke shkrujnë se Irena Gjoka (Maneku) është dëbuar nga Greqia dhe se ajo është futur në ”Listën e Zezë” në këtë shtet. Sipas tyre, pavarësisht se Gjoka ishte dëbuar nga Greqia, ajo ka tentuar të futet sërish në Greqi më datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio-epirote.

Po ashtu, mediat greke shkruajnë se pas kësaj, Irena Gjoka, u futë në “listën e zezë”, të Greqisë dhe iu ndaluar futja në këtë të shtet për një periudhë 10-vjeçare. Ndërkohë kak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës dhe iu ndalua hyrja pasi figuronte në listën e “të padëshiruarve” të zonës Shengen dhe iu dha një shkresë përkatëse.

Në vitin 2019 Irena Gjoka (Maneku) duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për t’u bërë pjesë e kësaj gjykate duhet të plotësohet një formular vetëdeklarimi ku ndër të tjera duhet të rrëfesh nëse ka pasur dëbime, ka pezull ndonjë proces gjyqësor, ka ndalim hyrjeje në një vend të tretë, etj. Në vendet përkatëse, Gjoka është përgjigjur negativisht, duke lënë të kuptohet se nuk ka qenë kurrë e dëbuar nga ndonjë shtet, apo se ndaj saj ka pasur urdhra ndalimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB