Aktualitet

I përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, rrëzohet kërkesa e Deçkës

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Marsel Duçkës, për një masë më të lehtë sigurie se arresti. Duçka akuzohet se ka siguruar kushte për kryerjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja më 2019.

D.XH
I përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, rrëzohet
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja

TIRANË – GJKKO ka rrëzuar kërkesën e një prej personave të akuzuar si të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Marsel Deçka. Ky i fundit ka kërkuar në gjykatë një masë më të lehtë sigurie se arresti. Mirëpo, kjo kërkesë e tij është rrëzuar.

Deçka akuzohet për veprat penale “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Njoftimi i Gjykates:

1.Personi nën hetim M.D, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e figuravetëveprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve A.N, A.L (P.M), G.M dhe A.M (M.) pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive), më datë 07.11.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtariErjonBani,bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 tëK.Pr.Penale, me vendimin Nr. 443, datë 13.11.2023, vendosi:

-Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj

-Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Prokurorit Arjan Ndoja dhe personazhit të krimit, njohur si Rrumi i Shijakut iu bë atentat tre vite më parë, ku mbetën të dy të plagosur, ndërsa shoferi i tyre Andi Maloku humbi jetën. SPAK dhe policia, pas hetimeve intensive kanë arritur ta zbardhin ngjarjen, duke zbuluar porositësit, ekzekutorët dhe bashkëpunëtorët.

Organizatori i dyshuar i atentatit është Plarent Dervishaj, që është shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe Ramazan Rraja, që dyshohet se ka siguruar kushtet për kryerjen e atentatit. Në pranga ka rënë Bashkim Haxhia, që më herët i ka shpëtuar një atentati.

Po ashtu në pranga ranë edhe agjenti doganor Marsel Deçka, i afërm i një anëtari të bandës së Durrësit, Genti Ndërjaku i cili i shpëtoi një atentati me snajper në shtator të 2022 në Durrës dhe Julian Pjetri.

Policia në vendngjarje, ditën kur ndodhi atentati ka sekuestruar një armë zjarri, rreth 40 milionë lekë të vjetra dhe 50 kontrata shit-blerjes së pronave. Të gjitha këto dokumente janë duke u verifikuar. Për atentatin, më herët janë marrë të pandehur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Në muajin nëntor 2019, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën që drejtohej nga shoferi Andi Maloku. Në makinën e tij ndodhej ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, personazh i njohur i botës së krimit. Ngjarja ndodhi te Mbikalimi i Shkozetit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB