
TIRANË- Dalin detaje të reja në lidhje me atentatin e dështuar mëngjeisn e kësaj të enjteje në Tiranë, në zonën e 'Don Boskos". Raportohet se Policia ka arritur të identifIkojë autorin, i cili është dhe fqinj me "shënjestrën" e sulmit, i identifikuar si Rudolf Zefi. Ky i fundit ka mohuar të ketë konflikte me njeri.
Mësohet e banasa e autorit me banesën e Zefit të jenë vetëm 50 metra larg njëra-tjetrës, ndërsa arsyet e atentatit mbeten ende të paqarta. Ndërkohë autori kishte vetëm 7 muaj që kishte dalë nga burgu. Policia ka shkuar për kontroll në banesën e autorit, por nuk e ka gjetur aty. Ndërkohë familjarët e tij janë marrë në pyetje. Blutë e kryeqytetit janë vënë në ndjekje, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 06:45. Autori ka hapur zjarr drejt Zefit, teksa ky i fundit ishte në makinë. Fatmirësisht Zefi nuk ka marrë asnjë lëndim. Ndërsa ZËRI ka arritur të sigurojë foton e autorit pas sulmit. I kapur nga kamerat e sigurisë në rrugë, ai shihet i qetë teksa konsumon një cigare./ZËRI