
Foto ilustruese
TIRANË- Bashkimi Europian ka vendosur të japë një grant prej 60 milionë eurosh për Shqipërinë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, e cila është pjesë e projektit për ndërtimin e Koridorit të VIII. Lajmi është bërë me dije nga zëvendëskryeministrja Belinda Ballaku përmes një postimi në Facebook. Kosto totale e projektit është mbi 120 milionë euro.
POSTIMI:
62 milionë euro grant për Shqipërinë nga Komisioni Europian, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës - Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII. Edhe një herë mbështetja e Bashkimit Europian për vendin tonë është e hapur duke financuar një tjetër projekt të rëndësishëm, për Shqipërinë, por edhe rajonin.
Poll