Aktualitet

EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Britani!

Sipas Policisë, ata u kapën në momentin që po shkëmbenin kokainën me paratë në qendër të qytetit të Brighton në Angli.

E.K
EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Britani!
Ridison Nega, Xhenaru Shehu dhe Andi Dema

BRITANI- Shpërbëhet banda e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Raportohet se në pranga kanë rënë Ridison Nega, Xhenaru Shehu dhe Andi Dema, bashkë me ta është arrestuar po ashtu një rumun, i identifikuar si Albert Nedelcu. Sipas Policisë, ata u kapën në momentin që po shkëmbenin kokainën me paratë në qendër të qytetit të Brighton në Angli. Gjatë operacionit janë sekuestruar kokainë që në treg kapte vlerën e 42 mijë paundëve si dhe 30 mijë paundë kesh. Po ashtu kontrolle u ushtruan dhe në dy banesa në Palmeira Avenue Mansions në Brighton.

EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Britani!
Xhenaru Shehu
EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Britani!
Andi Dema
EMRAT+FOTOT/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Britani!
Ridison Nega

Sipas mediave, Nedelcu kishte shkëmbyer kokainën me shqiptarin Andi Dema, 35 vjeç. Ky i fundit i dëbuar dy herë nga Britania në 2021 dhe 2016, por sipas avokatëve të tij ai u vu nën “presion të nga njerëzit në Shqipëri për t’u kthyer” për të paguar borxhet që kishte. Pra trupit gjykues Dema tha se kishte rreth 80 mijë paund borxh ndaj disa njerëzve në Shqipëri (pa përmendur emra). 35-vjeçari tha se se ai u përfshi në tregtimin e drogës tre vjet më parë për shkak të borxheve të shumta.

Ridison Nega, 25 vjeç, ishte gjithashtu i pranishëm gjatë shkëmbimit të kokainës me paratë, ndërsa raportohet se ishte ai që vuri re se policia kishte pikasur pjesëtarët e bandës, ndaj edhe kishte hedhur mjetin e tij të identifikimit në kosh. Një tjetër i ri shqiptar përfundoi në pranga, pasi ai u kap gjatë një prej kontrolleve të ushtruara nga efektivët e policisë në një nga banesat në Palmeira Avenue Mansions. Mësohet se avokati i 20-vjeçarit Xhenaro Shehu i tha gjykatës se i riu kishte mbërritur në Britani për të ndihmuar familjen e tij në Shqipëri. Andi Dema, i cili kishte dy dënime të mëparshme për drogë, u dënua me pesë vjet e gjysmë burg, Nega, dhe Nedelcu u dënuan të dy me katër vjet e gjysmë, ndërsa Shehu u dënua me dy vjet e katër muaj burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB