Aktualitet

Atentati ndaj Ndërshtiqajt në Shkodër/ Hoxha: Mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit! Autorët jo 'profesionistë'

Po ashtu sipas Hoxhës, autorët nuk kanë qenë vrasës profesionistë pasi nga mënyra e sulmit duken se kanë duf dhe mllef.

E.K
Atentati ndaj Ndërshtiqajt në Shkodër/ Hoxha: Mund të
Gazetari Artan Hoxha dhe Gjergj Ndërshtiqaj

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me atentatin e dështuar disa ditë më parë në Shkodër ku iu bë pritë Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjkon Nika. Sipas gazetarit Artan Hoxha, shkak për ngjarjen mund të jetë bërë kultivimi i kanabisit në zonën e Shkodrës dhe aksionet e Policisë. Hoxha tha se Ndërshtiqaj ka shërbyer dhe si inspektor në zonë dhe kishte për detyrë hartimin e raporteve të aksioneve. Po ashtu sipas Hoxhës, autorët nuk kanë qenë vrasës profesionistë pasi nga mënyra e sulmit duken se kanë duf dhe mllef.

Artan Hoxha: Ditën që ka ndodhur ngjarja, të martën në darkë, Gjergj Ndërshtiqaj ka qenë në shkollë, në Tiranë. Në makinë ka qenë edhe kunati Gjon Nika. Ata nuk e kanë vënë re se kanë patur dikë mbrapa. Afër vendit ku do të ndalonin, e kanë nuhatur. Polici dhe kunati janë qëlluar me 4 karikatorë fishekësh. Polici ka qenë inspektor në zonën e Shoshit, zonën ku u qëllua helikopteri. Policia e Shkodrës kanë patur shumë ngjarje. Vetëm në janar janë hedhur në erë dy makina të inspektorëve. Këta bëjnë raporte se çfarë ndodh. Në 2022 kanë qenë 6 raste dhe policia goditet më shumë se kudo. Dyshimi, deri në këto momente, kur të dy janë plagosur dhe janë nën mjekim. Nuk kisha parë aq shumë tabela të verdha që fiksojnë predhat, as në Meksikë. Ishte një ngjarje barbare. Kanë qëlluar tre persona, nga 4 dhe makina ka marrë zjarr. Oficeri ka dyshuar dhe janë pozicionuar pas një barriere betoni. Autorët duket se nuk janë vrasës profesionistë dhe kanë patur duf dhe inat. Nga 1997 nuk mbaj mend ngjarje të tilla, ishte vendi i zverdhur nga tabelat. Gjergji, verën e vitit të kaluar, shpëtoi dy turistë dhe u bë hero dhe në këtë rast e ka shpëtuar Zoti. Sulmet gjatë viteve të fundit kanë ardhur për shkak të kultivimit të kanabisit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 12 marsit. Gjergj Ndershtiqaj dhe kunati i tij Gjon Nika morën nga dy plumba secili, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB