Aktualitet

Fitoi 2.3 mln euro nga abuzimet me tenderat, Evis Berberi del sot para GJKKO

Në orën 13.00, ai do të paraqitet me pranga në duar, për t'u njohur me vendimin që do të marrin togat e zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Fitoi 2.3 mln euro nga abuzimet me tenderat, Evis Berberi del sot para GJKKO
Evis Berberi

TIRANË- Evis Berberi, drejtori i ARRSH-së, do të njihet sot me masën e sigurisë. Në orën 13.00, ai do të paraqitet me pranga në duar, për t'u njohur me vendimin që do të marrin togat e zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu, bashkë me të do të paraqiten edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lamaj. 

Berberi u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre, e cila nuk është arrestuar për shkak se është nënë e një fëmije të mitur. Skema për përvetësimin e parave është bërë nëpërmjet dy kompanive “Net Group” dhe “Daam”. Kompanitë u blenë dhe u shitën mes 4 të përfshirëve në dosje, madje dhe nga vetë Berberi, i cili më pas, shpallte fituese kompanitë e tij në disa tendera publikë të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Shuma e përvetësuar u përllogarit 2.3 milionë euro. Por po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Berberit u gjetën piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB