Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë, makinat dalin jashtë rruge! 1 viktimë , arrestohet shoferi tjetër

Ndërkohë Policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e makinës tjetër, 23-vjeçarin Samuel Çela. Ky i fundit u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por u kap më vonë nga Policia.

E.K
Aksident i rëndë në Lezhë, makinat dalin jashtë rruge!
Pamje nga vendi i ngjarjes

LEZHË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Raportohet se dy makina janë përfshirë në aksident dhe për pasojë kanë përfunduar jashtë rruge. Nga aksidenti i rëndë ka humbur jetën një prej drejtuesve të mjetit, një shtetas francez, i identifikuar me inicialet A.P, 65 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë drejt Traumës, por nuk u mbijetoi plagëve të shkaktuara nga aksidenti. Ndërkohë Policia bën me dije se ka arrestuar drejtuesin e makinës tjetër, 23-vjeçarin Samuel Çela. Ky i fundit u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por u kap më vonë nga Policia.

Aksident i rëndë në Lezhë, makinat dalin jashtë rruge!
Pamje nga vendi i ngjarjes

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë. Aksidentoi me automjetin e tij, automjetin që drejtohej nga një shtetas francez, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi francez humbi jetën në spital. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi francez është dërguar në Spitalin e Traumës, por për shkak të dëmtimeve të rënda ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB