Aktualitet

E premte me mot të kthjellët dhe temperatura pranverore

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

E.K
E premte me mot të kthjellët dhe temperatura pranverore
Foto ilustruese

TIRANË- Këtë të premte Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB