Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës/ Makina me shpejtësi përfundon në karburant, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

Dy prej tyre mësohet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër ndodhet akoma në automjet.

a.l
Aksident i rëndë në Durrës/ Makina me shpejtësi
Aksident

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit, ku një automjet me shpejtësi është përplasur me një karburant. Për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal. 

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër ndodhet akoma në automjet. Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak- Rreth orës 20:15, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi M. Ç., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Ç dhe pasagjerët shtetasit K. G, N. V dhe E. V, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB