Aktualitet

"U poqën të gjallë", 16 vite nga "Gërdeci", Braçe: Letrat ja bëjnë muu, po mbrohet babi dhe çuni

26 persona humbën jetën në tragjedinë e vitit 2008 në Gërdec

E.K
"U poqën të gjallë", 16 vite nga
Gerdeci

TIRANË- 15 Marsi është dita përkujtimore e tragjedisë që ndodhi në vitin 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, si pasojë e shpërthimit nmë fabrikën e demontimit të armëve.

Ngjarja shënon një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit, që la pas edhe 300 persona të plagosur si dhe plagë të pashërueshme për familjet e viktimave, mes tyre dhe fëmijë të mitur.

16 vite pas tragjedisë, familjarët ende kërkojnë drejtësi për jetët e humbura, ndërsa asnjë zyrtar nuk I vu para drejtësisë për ngjarjen e ndodhur. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë si të pandehur ish-ministrin e mbrojtjes së kohës, Fatmir Mediu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës mbi bazë të kodit ushtarak”.

Gjithashtu SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje lidhur me çështjen janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Çdo vit, familjarët kryejnë homazhe pranë memorialit të viktimave, ndërsa me kalimin e kohës, edhe ngushëllimet e politikës janë harruar. I vetmi që ka pasur një reagim gjatë ditës së sotme, është deputeti socialist Erion Braçe.

Braçe i ka bërë thirrje të gjithë personave ë përfshirë në proces të “bëhen burra” dhe të bëjnë detyrën e tyre.

Postimi i plotë:

KESHTU U POQEN TE GJALLE, 26 BURRA, DJEM, GRA-FEMIJE NE BARK TE TYRE, VAJZA, NE 15 MARS 2008-SI SOT, NE GERDEC!

Mendojeni veten aty, vereni veten aty, punetore krahu per nje rroge qesharake; Mendojeni veten aty, pa asnje mase sigurimi e pa asnje mundesi per te shpetuar; Mendojeni veten aty, pa asnje mundesi per te dhene shpirt si cdokush ne fund te jetes-as kaq nuk paten; KUPTONI QE KY ESHTE KRIMI ME I PERBINDSHEM NE DEMOKRACI I KORRUPSIONIT POLITIK, KAPJES SE SHTETIT, RENIES JO THJESHT TE SIGURISE NE PUNE POR TE SIGURISE KOMBETARE!

Kur shoh GJELAT POLITIK te bejne gangsterin e perndjekur nga drejtesia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqen mundesine te vinte ne jete; Nje pjese ju morren jeten, ate femije as e lane te vinte ne jete! E kuptojne ata gjykates qe prej muajsh bejne sikur gjykojne ne ate gjykate ku po tallet trapi, SE CFARE KRIMI I PERBINDSHEM ESHTE KRYER NE GERDEC!

Ne ane tjeter, A E KUPTOJNE SE TE GJITHE E DINE SE CISHTE GERDECI, I KUJT ISHTE GERDECI SI BIZNES, PERFITIM EKONOMIK, PROCES NGA ATO QE HAJDUTET POLITIKE E FEMIJET E TYRE “BOJN PARE, LEK LEK LEK”?! A e kuptojne gjyqtaret se nuk po shpetojne BABIN-perfshire ne kete KRIM shuuuuuume me te teper SE TE VJEDHJA E PRONES USHTARAKE, CUNIN-perfshire ne kete KRIM hapur e shume me teper se mashtrimi i Departamentit te Mbrojtjes, ne marrjen pa pike brejtje ndergjegjeje te jetes se NJEREZVE TE SHTYPUR E RRJEPUR ATY SI PUNETORE?

Po GJENERALI HOXHA qe po FSHIHET-edhe pse i sigurt, a e kupton se e ka detyrim ndaj atyre njerezve qe si lane as te jepnin shpirt, TE DESHMOJE edhe pse LETRAT JA BEJNE MU PER PERFSHIRJE KRIMINALE TE UDHEHEQESVE POLITIKE, madje shtypur edhe pushtetin ushtarak aty?! BEHUNI BURRA E DESHMONI! BEHUNI BURRA E VERINI EMRAT QE ISHIN KRIMIT! BEHUNI BURRA E GJYKONI, NDESHKONI KRIMIN ME MASIV E ME TE PERBINDSHEM NE DEMOKRACI PREJ KORRUPSIONIT! NDRYSHE, KY VEND NUK DO JETE KURRE I DREJTE!

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB