
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e jashtëzakonshme e Dhomës Kombëtare të Avokatisë e mbledhur pas dhunimit barbar të avokatit Sokol Mëngjeist disa ditë më parë në qendër të Tiranës, pasi la fëmijën në kopësht. Dhoma Kombëtare e Avokatisë, nën drejtim e Maks Haxhisë ka dalë me vendimin për të bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore për tre ditë, duke filluar nga dita e nesërme. Më herët, Dhoma Kombëtare dënoi dhunën ndaj kolegut të tyre dhe kërkuan zbardhjen e ngjarjes. Gjendja shëndetësore e Sokol Mëngjesit vijon të jetë e rënduar. Ai është transportuar një ditë më parë me avion të posaçëm drejt Greqisë.
Maks Haxhia: Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që e përjetuam me shumë shqetësim e përgjegjësi, për dhunën e ushtruar ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi, që i urojmë shërim të shpejtë.
Avokati Sokol Mëngjeis u dhuna barbarisht mëngjesin e 29 Majit nga katër persona, të cilët më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në momentin kur ra pre e sulmit, Mëngjesi sapo kishtë lënë djalin e ë kopësht në zonën e ish-Bllokut ku kishte dhe banesën. Ai u dhuna nga Dorian e Drivald Alia, Romario Tabaku dhe Elson Kasaj. Dorian Alia është vetëdorëzuar në polici pak orë pas ngjarjes, ndërsa tre të tjerët vijojnë të jenë në arrati. Poloicia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për "kokën"e tyre. Dritan Nano, dyshohet se është ai që ka porositur dhunimin brutal ndaj Mëngjesit. Ky i fundit ndodhet pas hekurave, ndërsa Gjykata e Tiranës ka vendosurt masën e sigurisë arrest me burg, për të dhe për dhëndrin e tij Dorian Alia. Prokuroria ka zbutur akuzën duke akuzuar Nanon dhe Alian për “plagosje të rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “goditje për shkak të detyrës”, ndërsa policia e regjistroi çështjen me akuzën “vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”./ZËRI