Aktualitet

Krimi Ekonomik i Tiranës bastis dyqanet e 'TIBO', pranga administratorit e menaxheres

Aksioni në dyqanet e kompanisë “TIBO” dhe pikat e shitjes “Easy Pay” u krye në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal dhe piraterisë televizive.

f.t
Krimi Ekonomik i Tiranës bastis dyqanet e 'TIBO', pranga
pamje nga aksioni

TIRANË- Departamenti i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, i mbështetur nga strukturat e tjera të zbatimit të ligjit, ka zhvillluar një aksion në dyqanet e kompanisë “TIBO” dhe pikat e shitjes “Easy Pay”, në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal dhe piraterisë televizive. 

Nga materiali i plotë që ka siguruar Weblajm thuhet se nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative ishim informuar se subjekte të ndryshme tregëtare në Tiranë në mënyrë jo të rregullt tregëtonin dekodera të ndryshme android të cilat ndihmonin në transmetimin e kanaleve televizivë vendas dhe të huaj ku për to kërkohet pagesë specifike nga platforma të licensuara zyrtare.

Në kuadër të këtij procedimi u bë ndalimi i shtetasve:

Fatjon Luniku banues Tiranë, (administrator i subjektit ArfaNet).

Adnand Mahmuti (administrator i subjektit Tibo).

Elona Bogdani, (menaxhere e dyqaneve Tibo).

U proceduan në gjëndje të lirë shtetasit:

E. Pillati
E.Gjonaj
A. Gjoka
D. Muslia
G.Doci
G. Palushi
E. Tarja

Gjithashtu u bë shpallja në kêrkim e shtetasit J.V (administrator i subjektit Tibo).

Pamjet janë ndarë nga vetë ministri i Brendshëm,Taulant Balla i cili thotë se organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin.

"Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të paliçensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin. Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre,"-shkruan Balla.

Bëhet fjalë për kompani që ofrojnë kundrejt pagesës kanale dhe programe televizive që u përkasin platformave të tjera, duke shmangur detyrimet ndaj shtetit, si dhe duke vjedhur të drejtën e autorit nga opperatorë të ligjshëm televizivë

Njoftimi Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transmodulari”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin per Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tregtonin aparatura dekoder që transmetojnë kanaleve televizive vendase dhe të huaja, për të cilët kërkohet pagesë specifike nga platforma të licensuara zyrtare, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohen penalisht 7 të tjerë, dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 200 aparatura dekoder.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Sektorin per Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore finalizuan operacionin policor të koduar “Transmodulari”. Si rezultat i tij u bë ndalimi i shtetasve:

– F. L., 55 vjeç, A. M., 50 vjeç, dhe E. B., 70 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. S., 21 vjeçe, E. Hj., 35 vjeç, A. Gj., 43 vjeçe, D. M., 23 vjeçe, G. D., 33 vjeç, G. P., 26 vjeçe, E. T., 21 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, tregtonin në subjektet e tyre tregtare, aparatura dekoder që transmetojnë kanaleve televizive vendase dhe të huaja, dhe për të cilët kërkohet pagesë specifike nga platforma të licensuara zyrtare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, u gjetën 200 aparate dekoderash, të modeleve të ndryshme tokësore dhe satelitore, dhe transmodulari që bënte kontrollin e të gjitha IP-ve të shpërndara pas shitjes së dekoderave, me listën e kanaleve specifike, si dhe gjithashtu bënte gjurmimin në kohë reale të kanaleve, nëpër subjektet e shpërndara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

/ZËRI

Poll

MOS HUMB