Aktualitet

Dritan Dajti kërkon lirinë/ Shtyhet sërish seanca, Burgu i Peqinit: S’i llogarisim dot vitet e dënimit

Edhe në këtë seancë Dajti ishte pjesëmarrës me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.

f.t
Dritan Dajti kërkon lirinë/ Shtyhet sërish seanca, Burgu i
Pamje nga seanca

ELBASAN- Seanca gjyqësore në ngarkim të Dritan Dajtit e zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit është shtyrë për më 30 korrik. Sot në mesditë në gjykatën e Elbasanit, rreth orës 13:30, u mbajt seanca e radhës gjyqësore për të dënuarin me burgim të përjtshëm Dritan Dajtin.  Edhe në këtë seancë Dajti ishte pjesëmarrës me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit. Dajti pretendon se pasi ka kryer 25 vite burg (duke marrë parasysh uljet ndër vite dhe lehtësitë e tjera), duhet të lirohet.  Pas largimit nga vetingu të prokurorit, Neritan Hoxha prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli. Ndërkohë nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues. 

Gjatë seancës, përfaqësuesja e zyrës juridike të IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti.

“I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit”, tha ajo.

Dritan Dajti në reagimin e tij pyeti “si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura”, duke shtuar se “IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj”.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009.

Dritan Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB