Aktualitet

Protesta në Maliq/ Policia e Korçës anulon gjobat, fermerët vazhdojnë protestat: Do vijojmë deri sa të na plotësohen kërkesat

Po ashtu mësohet se fermerët do të vazhdojnë me protestat e tyre duke thënë se ata do të ndalojnë deri sa të merren parasysh nga qeveria kërkesat e tyre.

I.F
Protesta në Maliq/ Policia e Korçës anulon gjobat,
Protesta e fermerëve në Maliq

KORÇË- Fermerët në Maliq bën të ditur se Policia e Korçës i ka anuluar të gjitha gjobat e vendosura ditën e djeshme, pasi ata protestuan me mjetet e tyre në rrugë dhe bllokuan aksin nacional Korçë - Pogradec. Gjobat varionin nga 250 mijë lek të vjetra deri në 1 milion lekë të vjetra.

Po ashtu mësohet se fermerët do të vazhdojnë me protestat e tyre duke thënë se ata do të ndalojnë deri sa të merren parasysh nga qeveria kërkesat e tyre.

Kujtojmë se fermerët janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së tregut. Atyre u ka mbetur stok i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit.

Sipas fermerëve, stoku i prodhimeve të pashitura edhe këtë vit ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim të të lirë se ai i tregut vendas. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB