Aktualitet

Humbi të ëmën në shpërthimin e Gërdecit, Laçi: Mamaja mbeti brenda fabrikës

Ish punëtori në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, Vasil Laçi deklaroi se ka nisur ponë në fabrikë që 14 vjeç.

D.XH
Humbi të ëmën në shpërthimin e Gërdecit,
Vasil Laci

TIRANË- Vasil Laçi, që ka humbur të ëmën në shpërthimin e Gërdecit më 2008, ka deklaruar se në kohën që ka ndodhur shpërthimi ka qenë 15 vjeç.

Laçi deklaroi për Euronews se punën e ka nisur në vitin 2007 dhe se më pas kishte marrë në të njëjtën punë mamanë dhe babain. Ai tregon se në momentin që ka ndodhur shpërthimi, të gjithë u përpoqën të ikin, por se mamaja e tij mbeti brenda.

“Në 2007 unë kam filluar punë në fabrikën e çmontimit. Më pas erdhën predhat dhe në këtë kohë unë mora në punë mamin e babin. Ndodhi më pas shpërthimi. Mami e babi mbetën brenda. Mamin e dërguan për Itali, ku ndërroi dhe jetë pas 10 ditësh. Babi qëndroi 9 muaj në gjendje kome.

Ikëm më vrap. Pamë një flakë që shpërtheu. Isha 14 vjeç kur u punësova. Nuk më kërkuan as dokumente, asgjë. Kur bëra gjyq për dëmshpërblimin, kisha gjyqtare gruan e Azem Hajdarit, më tha kush të tha të punosh. Pse ike në punë më tha? Isha nevojtar, i kam thënë. I kam thënë se kisha nevojë për para dhe se shteti vetë na ka lejuar të punojmë”, tha 31-vjeçari.

SPAK ka rihapur çështjen e Gërdecit, duke marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Në shpërthimin e Gërdecit, ndërruan jetë 26 persona./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB