Aktualitet

Dosja 'Gërdeci'/ Nis procesi i gjykimit në GJKKO, Feruzan Durda 'përplaset' me avokatët e Mediut

Mësohet se në seancë janë pyyetur dëshmitarët. Feruzan dhe Zamira Durda, prindëroit e 8-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve janë përplasur me avokatët e Mediut. 

E.K
Dosja 'Gërdeci'/ Nis procesi i gjykimit në GJKKO, Feruzan
Fatmir Mediu

TIRANË- Ka nisur procesi në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen "Gërdeci", në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky i fundit nuk mori pjesë në seancë por u përfaqësua vetëm nga avokatët. 

Mësohet se në seancë janë pyyetur dëshmitarët. Feruzan dhe Zamira Durda, prindëroit e 8-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve janë përplasur me avokatët e Mediut. 

Ata kanë deklaruar sëroish se djali i tyre ka humbur jetën si pasojë e një krimi shtetëor. 

Për çfarë akuzohet Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)  për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Mediu mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes në kohën kur të shtuën e 15  marsit të vitit 2008 shpërtheu fabrika e demontimit të armëve në Gërdec. Asokohe ai u largua detyra por nuk "shpëtoi" nga drejtësia. Sipas Prokurorisë së Posaçme Fatmir Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. 

Tragjedia që la pas 26 viktima

Mesditën e 15 marsit të vitit 2008 vendi do të tronditej nga një shpërthim i fuqëishëm në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Shpërthim që la pas 26 viktima, mes tyre dhe fëmijë, dhjetëra të plagosur rëndë dhe qindra të lënduar. Për shkak të shpërthimit të fortë 3000 banesa u shkatërruan ndërsa dhjetra banorë vuajnë ende sot pasojat e atij shpërthimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB