
GREQI- Gjykata e Apelit të Athinës ka marrë vendimin! Togat e zeza të Gjytkatës së Athinës kanë vendosur që Laert Haxhiu të ekstradohet në Shqipëri, për t'u përballur me 18 vite heqje lirie për krimet që i rëndojnë mbi 'shpinë', edhe pse vetë ai nuk pranon asnjë prej tyre. Megjithatë 31-vjeçari nga Lushnja ka edhe një mundësi për të kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri, dërgimi i çështjes në Gjykatën e Lartë.
Aktualisht, Haxhiu ndodhet në burgun grek dhe po gjykohet për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit dhe atë prishjes së qetësisë publike, ndërkohë që drejtësia shqiptare ka kërkuar ekstradimin e tij, por deri më tani kërkesa është rrëzuar nga pala greke. Por pas dëshmisë së Artan Tafanit, mikut të tij të ngushtë, tani Haxhiu akuzohet nga Prokuroria e Elbasanit, si ideator dhe autor i 6 vrasjeve të bujshme, të cilat janë ato të: Çajup Selimi, Alban Semaku, Albi Bashaliu, Lulzim Qorri, Fridmand Xhaferraj, Dikens Halili.
Artan Tafani dha detaje të vrasjeve që kishin mbetur të pazbardhura, duke përmendur gjithashtu edhe planin për të ekzekutuar prokuroren e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe atë të Lushnjës, Merita Selimi, të cilat u morën në mbrojtje nga Garda. Në muajin korrik, Haxhiut iu provua edhe autorësia e një tjetër vrasje, ajo e Besnik Hidës, i afërm i Zamir Latifit, njërit prej viktimave të masakrës së Lushnjës në 2017-ën. Ai është dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 18 vjet burgim për një ngjarje të regjistruar në 2016 dhe është në gjykim, në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e dyfishtë në Lushnjë në 2017, ku humbën jetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu. Për këtë të ngjarje, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili janë dënuar me burgim të përjetshëm./Zëri.ai