
EUROPË- Trafiku i drogës, më konkretisht kokainës, ka pësuar vetëm rritje. Pasojat, brenda dhe përtej portave kyçe veriperëndimore të kontinentit, si Antëerp, Roterdam dhe Le Havre, janë korrupsioni që shpërndahet më pas në disa shkallë. Fillimisht tek firmat e logjistikës portuale, më pas tek zyrtarët e sindikatës lokale deri tek politikanët. Ndërsa trafikantët e Amerikës së Jugut lidhen me bandat evropiane të krimit të organizuar për të ndarë "plaçkën", Holanda, Belgjika dhe Franca kanë qenë dëshmitarë të vrasjeve me pagesë, torturave, bombave, shkëmbimeve të zjarrit dhe vrasjeve që kishin lidhje me drogën.
Në Les Neiges, çuditërisht, nuk është diçka për të cilën njerëzit duan shumë të flasin. Dhe kanë me arsye! Vitin e kaluar, disa qindra metra më tutje, policia hapi zjarr ndaj një grupi burrash që shkarkonin tulla të mbështjella me kokainë nga një kontejner. Në një tjetër incident që të kujton Meksikën ose Kolumbinë, ndodhi po në këtë zonë. Një grup kriminelësh të armatosur rëndë mësynë një magazinë të sigurisë së lartë për të marrë "mallin' e tyre.
Këtë shkurt, 6 persona, të cilët të gjithë u rritën ose vepronin jashtë Les Neiges - duke përfshirë Louis Bellahcène, i njohur ndryshe si "Doudou" ose "Mbreti i Portit" - u dënuan me më shumë se 100 vjet burg për kontabandën e 1.3 ton kokainë të Amerikës së Jugut.
Më shumë se 30 punëtorë porti janë rrëmbyer ose mbajtur peng që nga viti 2017. Shumat janë të vogla në krahasim me fitimet marramendëse të bandave të drogës: një kilogram kokainë e blerë për 1,000 dollarë në Kolumbi, vlen më shumë se 35,000 euro në Evropë dhe, pasi të dalë kontrabandë nga porti dhe të pritet - ose të hollohet me substanca të tjera - mund të shitet në në rrugë (ose, më shumë gjasa, porositur nga ëhatsApp ose Signal) për 50 deri në 70 euro për gram.
Në Evropë, "malli" shitet deri në dyfishin e çmimit në SHBA, ku tregu tashmë është i ngopur. Me rreth 3.5 milionë evropianë që përdorin kokainë në vitin 2021, 4 herë më shumë se 20 vjet më parë, Europol e vendos vlerën totale të tregut evropian të kokainës në nivel rrugësh në diku midis 7.6 miliardë dhe 10.5 miliardë euro.
Biznesi kontrollohet kryesisht nga bandat mafioze meksikane, të cilët dikur shërbenin si ndërmjetës për kartelet kolumbiane Cali dhe Medellín, por tani komandojnë pjesën më të madhe të zinxhirit të trafikut. Dërgesat ndahen për të reduktuar koston dhe rrezikun, dhe u shiten sindikatave të krimit pan-evropiane, duke përfshirë "mafien mokro" marokene aktive në Belgjikë dhe Holandë; bandat serbe, shqiptare dhe kosovare që kanë lidhje me "Ndrangheta-t" e Kalabrisë.
Pika kryesore e hyrjes mbetet Antëerp, rreth 450 km në veri-perëndim të Le Havre, ku zyrtarët e policisë dhe doganave – të cilët, si në shumicën e porteve, kanë burimet për të kontrolluar vetëm midis 1% dhe 2% të të gjithë kontejnerëve. Antëerp ka qenë dëshmitar i më shumë se 200 incidenteve të dhunshme të lidhura me drogën gjatë 5 viteve të fundit. Në janar, një vajzë 11-vjeçare – mbesa e dy prej kontrabandistëve kryesorë të drogës në Belgjikë, vëllezërve El Ballouti – humbi jetën pasi e kapën pesë plumba në kuzhinën e familjes.
Në vend që të prodhojnë kokainë në Amerikën e Jugut dhe të dërgojnë produktin e përfunduar në Evropë, bandat po krijojnë gjithashtu fabrika të sofistikuara në kontinent për të nxjerrë pastën e kokainës të fshehur në ngarkesat detare, duke filluar nga polimerët plastikë deri te produktet e asfaltit, dhe më pas e transformojnë në pluhur. Kjo e bën edhe më të vështirë kapjen e ngarkesave.
Ndërkohë që më shumë se 30 laboratorë u çmontuan në kontinent në vitin 2021.
"Kokaina vret njerëzit ngadalë. Ajo sjell me vete edhe dhunë dhe korrupsion të paprecedentë. Shumë njerëz të këqij po bëjnë shuma të mëdha parash. Tani po merret seriozisht. Por është një sfidë masive,"- tha Laurent Laniel i Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga (EMCDDA)./Zëri.ai