
Policia
TIRANË- Një person ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një person dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2024, rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit, një shtetas duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Poll