Aktualitet

VIDEO-TELEFONATA/ Përmbaruesit e CLO nuk identifikohen: Për çfarë të duhet emri im?! Paguaj detyrimin, të kam sqaruar 100 herë

Qytetarja që ka preferuar të mbetet anonime i telefonoi, por prej tyre nuk ka marrë asnjë përgjigje përsa i përket vlerës totale të detyrimit, dokukment që e vërteton këtë detyrim dhe asnjë emër të personit me të cilin po flet.

F.m
VIDEO-TELEFONATA/ Përmbaruesit e CLO nuk identifikohen: Për
Qytetarja

TIRANË- Përmbaruesit e CLO Legal Solution kanë guxim të telefonojnë qytetarë, tu ushtrojnë atyre presion për detyrimet e mikrokredive, por nuk prezantohen. Preferojnë të mbeten anonimë! E njëjta gjë ka ndodhur dhe me rastin e qytetares që ka denoncuar në redaksinë e ZËRI-t. Qytetarja që ka preferuar të mbetet anonime i telefonoi, por prej tyre nuk ka marrë asnjë përgjigje përsa i përket vlerës totale të detyrimit, dokukment që e vërteton këtë detyrim dhe asnjë emër të personit me të cilin po flet.

Nga ta kuptojë qytetarja se me kë po flet?

Ndiqni video-telefonatën:

Telefonata:

D.XH: Përshëndetje, si kalove

CLO Legal Solution: Mirë faleminderit juve?

D.XH: Po flas për kredinë e D.XHt

CLO Legal Solution: Po Drilina, po

D.XH: Dua të di deri ku ka arritur dhe do të më dërgosh ca dokumenta ca gjëra?

CLO Legal Solution: Dokumentet nuk kalohen, dokumentet kur të kalojë çështja në gjykatë që t’ju vijë njoftimi.

D.XH: Po adresën që të takohemi në ndonjë vend…ndonjë zyrë?

CLO Legal Solution: Ne ndodhemi përballë me gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, tek ish-Ekspozita “Shqipëria Sot”. Në Tiranë ndodhemi ne.

D.XH: Po nëqoftëse unë nuk kam mundësi për të ardhur në Tiranë?

CLO Legal Solution: Është e drejta juaj.

D.XH: Ose ta kaloj prapë me këste siç e kisha

CLO Legal Solution: Me këste nuk mund të paguani, jua kam sqaruar njëherë këtë, ose do paguani shumë që ju thashë 30% e detyrimit total, ose…me këste nuk mund të paguani, unë ta kam sqaruar shumë herë këtë gjë.

D.XH: Po emrin si e ke ti?

CLO Legal Solution: Ne jemi zyra ligjore CLO Legal

D.XH: Po emri jot, se dua të flas nesër pasnesër, të them kam folur me filan….

CLO Legal Solution: Përfaqësoj zyrën time ligjore, CLO Legal Solution

D.XH: Po identiteti?

CLO Legal Solution: Zonjë unë përfaqësoj zyrën time ligjore

D.XH: Nuk ke emër ti?

CLO Legal Solution: Për çfarë arsye të duhet emri im?

D.XH: Po dua ta di, përshembull dua të vij në Tiranë dhe të them me kë të flas.

CLO Legal Solution: Do vish te zyra jonë ligjore, përballe me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, CLO Legal Solution, avokati i zyrës është Bledar Cenameri.

Kjo grua është vetëm një nga qindra qytetarë që presin drejtësi, është vetëm një fletë në dosjen që pret të merret në shqyrtim nga SPAK. Tashmë SPAK do të regjistrojë një dosje penale, që siç ZËRI e ka njoftuar dhe paralajmëruar shumë kohë më parë, do të jetë çmontimi i një prej skemave piramidale më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces abuziv, por me veprime që i përmbajnë të gjitha elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë MCA, Final, Fondi Besa dhe dhjetra përmbarues. Nga ana tjetër, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përmes një dokumenti kërkon informacion nga kryetarja e kadastrës Dallëndyshe Bici, mbi veprimet që kanë kryer pranë zyrave të kadastrës 8 përmbarues privatë dhe vetë subjektet kredidhënëse “MCA” dhe “Final”, që u kanë hequr të drejtat e pasurisë qytetarëve të ndryshëm që kishin marrë kredi të vogla që variojnë nga 500 deri në 1 milion lekë të vjetra.

Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak? 

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, Kredo, Iutecredit apo Fondi Besa, iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB