Aktualitet

Shpërthen lavatriçja në Don Bosko, plagoset 69-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko.

F.m
Shpërthen lavatriçja në Don Bosko, plagoset 69-vjeçari
Ambulancë

TIRANË- Një 69-vjeçar ka mbetur i plagosur në Tiranë këtë mbrëmje. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se burri është plagosur pasi ka qenë në tualet në momentin që ka shpërthyer një lavatriçe gjatë procesit të larjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB