
KRUJË- Leta Koçi, nëna monstër, nuk ishte e vetmja fajtore për vrasjen e foshnjës së saj të porsalindur. Në ngjarjen makabër ka përfshirë edhe vajzën e saj më të madhe, duke e bindur që ta ndihmonte në vrasje. Detaje të reja dhe po aq tronditëse kanë dalë lidhur me ngjarjen horror në Krujë, ku 42-vjeçarja, solli në jetë, e futi në qese dhe më pas e la në bregun e lumit foshnjën e saj.
Shumë shpejt, gjendja e saj shëndetësore u komplikua dhe u detyrua që të shkonte në spital, ku tentoi që t'ja fshihte dhe mjekëve faktin që disa orë më parë kishte sjellë në jetë një foshnjë. Por bluzat e bardha menjëherë njoftuan Policinë e Shtetit, të cilët e vendosën në pranga nënën që vrau foshnjen e saj. Aktualisht, ajo ndodhet në spital që të marrë kujdesin e duhur mjekësor, por në shtratin e spitalit, i janë vendosur prangat.
Edhe pse e ka pranuar aktin e vrasjes, nuk tregon shkakun. Askush nuk e di se përse e vrau të porsalindurin, ndërsa ka informacione se vajza e saj e madhe ndihmoi në kryerjen e krimit makabër. Dyshohet se është pikërisht ajo që e çoi foshnjën në bregun e lumit dhe e la atje për të gjetur vdekjen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera, ndërsa vetë pretendon se nuk ka gisht lidhur me ngjarjen. Sa i përket familjarëve të tjerë, të gjithë pretendojnë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ishte në pritje të një fëmije, madje dhe bashkëshorti i saj.
Edhe pse Koçi pretrendon se fëmija ka lindur i vdekur, hetuesit e kanë marrë me rezerva deklaratën e saj. Ndaj edhe pse ajo pretendonte që nuk e mbante mend se ku e kishte hedhur fëmijën, mbrëmë rreth orës 21.00 të mbrëmjes, kufoma e foshnjes u gjet. Aktualisht, kufoma ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe po kryhet autopsia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rrethanat e vdekjes.
Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 5 fëmijëve të tjerë të mitur, ndaj edhe nuk dihet se përse Koçi ndjeu të nevojshme që të kryente aktin makabër. Por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore./ZËRI