Aktualitet

Henrik Hoxhaj kërkesë GJKKO: Më riktheni statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Në seancën e sotme, Henrik Hoxhaj ka bërë një kërkesë të veçantë për trupën gjykuese.

k.m.
Henrik Hoxhaj kërkesë GJKKO: Më riktheni statusin e
Henrik Hoxhaj

TIRANË- Ka nisur sërish gjyqi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për operacionin "Plumbi i artë". Në seancën e sotme, Henrik Hoxhaj ka bërë një kërkesë të veçantë për trupën gjykuese. Përmes avokatit të tij, Hoxhaj ka kërkuar që t'i rikthehet statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. 

Ai pretendon se ka treguar me detaje dhe me përpikmëri të gjitha ngjarjet kriminale ku ka marrë pjesë, duke pretenduar se heqja e statusit ishte e padrejtë. Për më tepër që me heqjen e Statusit ai tashmë nuk përfiton nga ulja e dënimit. Hoxhaj ka qënë bashkëpuntori i Nuredin Dumanit dhe grupit të tij në disa vrasje dhe tentiva, si dhe krime tjera. Hoxhaj e ka humbur statusin e tij si "bashkëpunëtor i drejtësisë" që në korrik, për shkak se ai nuk ishte treguar i sinqertë në 4 ngjarje kriminale. Këto ngjarje u zbardhën nga dëshmia e Skerdi Tases./ZËRI

Poll

MOS HUMB