Aktualitet

Grabitja e karburantit në Selitë, njëri sulmon punonjësin, tjetri mbush makinën me karburant

Kristjani është parë teksa afrohet për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa Aleksandro përleshet fizikisht me punonjësin e karburantit dhe i vjedh atij xhiron ditor.

f.t
Grabitja e karburantit në Selitë, njëri sulmon punonjësin,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një grabitje me dhunë ka ndodhur në Tiranë në një pikë karburanti në Selitë. Policia ka arrestuar 2 të rinjtë e dyshuar. Bëhet fjalë për Aleksandro Lazaj dhe Kristjan Lazaj.

Dy të rinjtë shihen në pamjet e siguruar nga Policia, teksa në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryejnë grabitjen. Bëhet me dije se Aleksandro Lazaj ka zbritur nga makina ku ishte bashkë me Kristjan Lazajn. Kristjani është parë teksa afrohet për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa Aleksandro përleshet fizikisht me punonjësin e karburantit, i cili ka rezistuar për të ruajtur xhiron ditore.

I riu nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit 20 mijë lekë të reja, xhiron ditore.

Grabitja e karburantit në Selitë, njëri sulmon punonjësin,
Aleksandro Lazaj

Policia gjatë arrestimit ka sekuestruar në makinë mjetin prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Selita", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhën me dhunë një shumë parash, në një pikë karburanti, në Selitë, falë veprimeve intensive hetimore, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një karburant, në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar "Selita", si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve:

A. L., 22 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB