
TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për më shumë se 1 orë ka qëndruar në ambientet e SPAK, ndërsa pas daljes ka dhënë edhe një prononcim të shkurtër për mediat. Në fjalën e tij, Çako tha se është thirrur për një çështje që nuk lidhet as me të, e as me institucionin që ai drejton.
"Isha në cilësinë e detyrës që kam për të sqaruar një çështje që lidhet me fushën e përgjegjësisë. Por jo personalisht as për mua dhe as për institucionin tim,"-tha Çako para mediave.
Ende nuk dihet arsyeja se përse është thirrur në ambientet e SPAK, por deri më tani mendohet se ka lidhje me procesin e Rindërtimit pas tërmetit të vitit 2021./ZËRI