
BELGJIKË- 2 shqiptarë që ishin duke u arratisur u shpëtuan nga Policia belge. Dy të rinjtë, 29 dhe 36 vjeç ishin futur për të grabitur një banesë në Antwerp, por alarmi i sigurisë i nxorri me nxitim nga shtëpia ku ishin futur. Ndërkohë që Policia u ishte vënë pas, shqiptarët vendosën që të bënin çdo gjë për t'u shpëtuar prangave.
Në një moment iu shpëtuan nga sytë, kështu që Policia kërkoi 'ndihmën' e një droni për të parë se ku ishin fshehur. Në fakt, sipas mediave të huaja, shqiptarët nuk ishin fshehur por kishin përfunduar në një moçal aty pranë.
"Kishin ngecur në llucë dhe i kishte mbuluar uji deri në gjoks. Efektivët i nxorrën nga uji,"-tha zëdhënësja e Policisë, Elke ëauters.
Dy burrave iu dhanë rroba të thata dhe...u dërguan në burg./ZËRI