Aktualitet

Grup kriminal dhe trafik droge, dënohet me 5 vite burg Luis Çela

Ai u shpall fajtor për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal apo organizata kriminale

I.F
Grup kriminal dhe trafik droge, dënohet me 5 vite burg Luis Çela
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg Luis Çelën alias Argen Çelën. Ai u shpall fajtor për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal apo organizata kriminale”. Fillimisht, ai u dënua me 8 vite burg nga GJKKO, por fitoi gjykim të shkurtuar.

Sipas provave të mbledhura nga Prokuroria e Posaçme, Çela në bashkëpunim me disa shqiptarë dhe grekë të tjerë kanë bashkëpunuar për të kultivuar kanabis dhe janë përfshirë në trafikun e kokainës. Grupi kriminal operonte në Kalamata në Greqi dhe kishin ndërtuar magazina të posaçme për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.

Mësohet se nëse bimët do të dilnin në treg, ata do të përfitonin më shumë se 75.000 euro. /ZËRI

Poll

MOS HUMB