Aktualitet

SPAK mbyll hetimet, pushon çështjen ndaj Pjerin Ndreut

Ndaj tij u ngrit akuza “shpërdorim detyre”. 

k.m.
SPAK mbyll hetimet, pushon çështjen ndaj Pjerin Ndreut
Pjerin Ndreu

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut të e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ndaj tij u ngrit akuza “shpërdorim detyre”. Pasi SPAK përfundoi hetimet, dosja u dërgua në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila njoftoi sot se ka hedhur shortin dhe ka caktuar Etleva Deda si gjyqtaren që do të vlerësojë nëse është apo jo vendim i duhur.

Por si përfundoi në SPAK Pjerin Ndreu?

Socialisti akuzohet për ndërtimin e një trotuari në Lezhë. Kallëzimi është bërë në SPAK nga Partia Demokratike. Dega e Partisë Demokratike në Lezhë denoncoi në vitin 2023 trotuarin e bërë në rrugën Lezhë-Shëngjin përgjatë lagjes "Xhenjo". Sipas PD-së, Bashkia Lezhë ka vepruar në shkelje pasi nuk kishte të drejtë që të kryente punime në një kohë që ky aks rrugor është në varësi të ARRSH-së.

Disa vite më parë, i pyetur për aktivitetin e SPAK, Ndreu me ironi deklaronte se “të gjithë do të shkojnë si nuse përpara SPAK,”. Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e Policisë së Shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB