Aktualitet

Gruaja e Aleks Markut: Fëmijët nuk i ka marrë peng, kam bërë denoncime pasi pinte

Ajo ka sqaruar se fëmijët nuk janë mbajtur peng nga babai i tyre pasi ka qenë me miratimin e të dyve që të jetojnë me të atin.

f.t
Gruaja e Aleks Markut: Fëmijët nuk i ka marrë peng, kam
Bardhe Marku

DURRËS- Bardhe Marku, nëna e fëmijëve që u mbajtën peng nga i ati, tregon se gjatë kohës kur ndodhi pengmarrja, ndodhej në Itali për të marrë disa dokumente. Ajo ka sqaruar se fëmijët nuk janë mbajtur peng nga babai i tyre pasi ka qenë me miratimin e të dyve që të jetojnë me të atin. Bardhe Marku ka treguar se nuk është ndarë nga bashkëshorti por kanë patur konflikte të vigla dhe e ka denoncuar pasi filloi të pinte për dhunë psikologjike.

Siç deklaron ajo bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar që të pinte. Ndër të tjera Bardhe Marku tregon se ka kërkuar urdhër mbrojtje për të dhe fëmijët pasi kanë frikë kur të dalë nga burgu.

‘Unë e mora vesh se më ka marrë policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, kam ardhur në orën 2. Mos të vija në rrezik fëmijët. Kisha llogaritur të vija ose nesër, ti thoja Aleks do mi sjellësh fëmijët ose të marrë policinë. Në mëngjes me ka marrë policia dhe më ka thënë hajde merr fëmijët. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Kam qenë në Itali me miratimin e Alkesit, nuk kemi qenë të ndarë, por kemi pasur konflikte të vogla. Kisha punët e mia në Itali prandaj kam shkuar. Do të kthehemi në Lezhë do të fus edhe fëmijët në shkollë në Lezhë. Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme të rënda, edhe nga frika kam bërë denoncim i kam thënë do të ndodhë ndonjë gjë ndonjë di. Fizikisht se më ka dhunuar, por psikologjikisht. Për momentin fëmijët janë mirë. Po u ofrohet ndihmë nga psikologë. U larguam nga problemet këtu. Vendosëm të jetonim në Durrës, të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë. Shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është. Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka besuar qejfin, me dalë. Jo nuk e di po peng nuk i ka marrë peng, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu.’- tha gruaja për Report.Tv.

Aktualisht, 40-vjeçari ndodhet në ambientin e Komisiatit të Durrësit, ku po kryehen analizat për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope, ashtu siç pretendon edhe vetë duke theksuar disa herë se "nuk ka qenë i vetëdijshëm" në momentin kur ka qëlluar mbi efektivët e forcave RENEA. Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje./ZËRI

Poll

MOS HUMB