Aktualitet

Qeveria nënshkruan marrëveshje për konvertimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Moldavisë

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.

E.K

 

Qeveria nënshkruan marrëveshje për konvertimin e lejeve të
Foto ilustruese

 

TIRANË- Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë ka nënshkruar një marrëveshje me qeverinë e Moldavisë për konvertimin e lejeve të drejtimit. Kjo vjen pas propozimit të bërë nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare.

VENDIMI

MIRATIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MOLDAVISË, PËR KONVERTIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./ZËRI

Poll

MOS HUMB