Aktualitet

'Ishte e organizuar', të afërmit e Novruz Cenalisë, dyshime për vrasjen e policit: Nuk është rastësisht

Një prej familjarëve, i pranishëm në ceremoninë mortore ku iu dha lamtumira e fundit 28-vjeçarit, i cili shërbente si efektiv pranë repartit “Shqiponja”, tha se mendon se vrasja është e organizuar.

E.K.
'Ishte e organizuar', të afërmit e Novruz Cenalisë,
Pamje nga ceremonia mortore

FIER- Të afërmit e Novruz Cenalias, efektivit të vrarë dy ditë më parë nga Azgan Mernica mendojnë se ngjarja nuk ka ndodhur pas një konflikti të çastit, siç raporton dhe vetë Policia në njoftimin e saj zyrtar. Një prej familjarëve, i pranishëm në ceremoninë mortore ku iu dha lamtumira e fundit 28-vjeçarit, i cili shërbente si efektiv pranë repartit “Shqiponja”, tha se mendon se vrasja është e organizuar.

“Ndihem shumë i pikëlluar për këtë ngjarje. Kjo ka qenë një vaki që mund t’i ndodhte gjithkujt, por e planifikuar. Jo krejt i paqenë, nuk është rastësi për mendimin tim. Besoj që është e organizuar. Nuk është rastësisht. Për një sherr makine nuk vritet njeriu”, shprehet një i afërm për Tv Klan.

28-vjeçari Cenalia do të prehet në varrezat e fshatit Baltëz. Në nder të tij, këtë të mërkurë u mbajtën homazhe në hollin e Teatrit Bylis në Fier. Me lot në sy, kolegët e repartit “Shqiponja” i dhanë atij lamtumirën e fundit. Në homazhe mori pjesë mes të tjerëve edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se “gjaku i policisë është gjaku i shtetit”.

Efektivi Cenalia, i cili ishte prej 4 vitesh pjesë e komisariatit të policisë në Fier, vetëm disa javë më parë kishte kurorëzuar martesën e tij, ndërsa bashkëshortja ështe sot pjesë e ceremonisë mortore. Mesditën e të hënës ai kishte veshur uniformët e “Shqiponjave” dhe po i drejtohej komisariatit për të marrë shërbimin. Rrrugës, në fshatin Baltëz automjeti i tij ndalon dhe nga një makinë përballë hapet zjarr. Novruz Cenalia merr një plumb në kokë dhe për pasojë humb jetën në vendin e ngjarjes. Autori ëhstë ende në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB