Aktualitet

Grabitja e "OTP Banka" në Tiranë: Arrestohet roja, nuk neutralizoi grabitësin! Arma e autorir ishte lodër?

Ende nuk është bërë e ditur shumë totale e grabitur, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për rreth 10-15 mijë paund.

zh.ll

 

Grabitja e "OTP Banka" në Tiranë: Arrestohet roja, nuk
otp bank-vendngjarje

 

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar rojën e sigurisë së “OTP Bank”, ku ndodhi grabitja e një dite më parë.

Ai dyshohet se nuk ka ndërhyrë në momentin e ngjarjes për të neutralizuar autorin e grabitjes, duke mos marrë masat e nevojshme për parandalimin e saj.

Ende nuk është bërë e ditur shumë totale e grabitur, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për rreth 10-15 mijë paund. 

Po ashtu, sipas burimeve, dyshohet se arma e përdorur gjatë grabitjes mund të ketë qenë lodër. Po sipas burimeve, kjo dyshohet nga dëshmitë e mbledhura, si dhe nga fakti se detektori i bankës nuk ka sinjalizuar asgjë gjatë incidentit.

Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme në kryeqytet, pranë stadiumit "Selman Stërmasi", në një nga filialet e "OTP Bank". Mësohet se autori ka ndjekur një të moshuar e cila ishte nisur drejt bankës për të depozituar para. Ai është futur pas të moshuarës në institucion dhe me një armë zjarri e ka kërcënuar dhe i ka grabitur paratë që do të dorëzonte në arkë.

Sipas burimeve, autori ka mbërritur pranë bankës me një skuter nga drejtimi i kryqëzimit të Komunës së Parisit. Autori vijon të jetë në arrati, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB